Tensionet në veri të Kosovës/ Senatori amerikan kërkon zgjedhje të reja dhe tërheqje të policisë: Ja plani me 4 pika që mund të qetësojë situatën
2 Qershor 2023
Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, ka përmendur disa pika të cilat sipas tij çojnë në uljen e tensioneve në katër komunat veriore të Kosovës.
Murphy thotë se: – njësitet speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen, Serbia duhet të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’iu dhënë fund protestave; – të bëhet caktimi i zgjedhjeve të reja; -të mundësohet qasja e kufizuar në ndërtesat komunale vetëm për nëpunësit civilë si dhe -të respektohen marrëveshjet e mëparshme Serbi-Kosovë – përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Kujtojme qe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar pritet të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin javën që vjen.
Qëllimi i parë i vizitës është gjetja e zgjidhjes për të dalë nga situata aktuale e cila rrezikon të dëmtojë gjithë atë që BE-ja e konsideron si sukses në dialog. Pra, fokusi së pari do të jetë në uljen e tensioneve dhe vazhdimi i përpjekjeve në bazë të asaj që është propozuar pas takimit në Moldavi.
Gazeta Panorama