Tensionohet situate. – Moska kërcënon hapur Italinë: – Do të keni pasoja të parekuperueshme nëse…
Tensionohet situate. – Moska kërcënon hapur Italinë: – Do të keni pasoja të parekuperueshme nëse…
19 MARS 2022
“Sanksionet nuk janë zgjedhja jonë. Nuk do të donim që logjika e ministrit francez të ekonomisë Bruno Le Maire, i cili shpalli “luftë totale financiare dhe ekonomike” ndaj Rusisë, të gjente ndjekës në Itali dhe të provokonte një sërë pasojash të pakthyeshme”, kështu tha për agjencinë Ria Novosti, Alexei Paramonov, drejtor i departamentit evropian të Ministrisë së Jashtme ruse.
Alexei Paramonov u shreh: Ne presim që në Romë, si në kryeqytetet e tjera evropiane, ata të vijnë në vete gjithsesi, të kujtojnë interesat e thella të popujve të tyre, paqësimin dhe respektin e vazhdueshëm të aspiratave të tyre të politikës së jashtme.
Është dëshpëruese që tani – argumenton ai –, në sfondin e histerisë anti-ruse, autoritetet italiane kanë harruar papritur gjithçka: traktatet dhe marrëveshjet ekzistuese dypalëshe, natyrën e veçantë të lidhjeve tona, historinë e pasur shekullore të marrëdhënieve dhe traditat e forta, eksperienca e suksesshme e bashkëpunimit, kapitali i akumuluar domethënës i besimit të ndërsjellë dhe i bashkohen fushatës së furishme rusofobike.
I pyetur nëse Rusia do të ndërpresë furnizimin me hidrokarbure për Italinë në përgjigje të sanksioneve perëndimore, Paramonov është i kujdesshëm: “Cështja është duke u disktuar nga qeveria e Federatës Ruse. Moska nuk ka përdorur kurrë eksportet e energjisë si një instrument presioni politik. Kompanitë ruse të energjisë kanë përmbushur gjithmonë plotësisht detyrimet e tyre. Ato vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe tani.
Ne e dimë se ka shumë shqetësime për të ardhmen e këtyre dërgesave. Duke pasur parasysh varësinë e konsiderueshme të Romës nga hidrokarburet ruse, të cilat arrijnë në 40 -45%, refuzimi i mekanizmave të besueshëm të transportit për transportuesit e energjisë të zhvilluara gjatë shumë dekadave do të kishte pasoja jashtëzakonisht negative për ekonominë italiane dhe për të gjithë italianët”.
Gazeta Sot