“Tentoi të mbante fjalën në Kuvend për të na provokuar” Bardhi shpërthen ashpër ndaj Begaj: – Do ta trajtojmë si vartës të Ramës nëse…
15 Janar 2024
Deputeti Gazment Bardhi ka akuzuar presidentin e Republikës Bajram Begajn për provokim. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Bardhi tha se Begaj nuk mbajtur fjalën e tij në herët e tjera ku hapej sesioni parlamentar por këtë herë kishte zgjedhur ta bënte edhe pse e dinte situatën në Kuvend.
“Presidenti është njoftuar zyrtarisht se Kuvendi i Shqipërisë prej më shumë se 3 muaj është në një mos-funksionim normal të tij. Presidenti nuk ka ardhur në sesionet e tjera për t’ju drejtuar ligjvënësve dhe qytetarëve në seancën hapëse. Ky akt ishte një provokim i ulët i presidentit të republikës,. I bëj thirrje të heqë palë nga sjellja e tij si palë, si vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun ku është ulur. Nëse presidenti dëshiron të dalë hapur si vartës i Edi Ramës, atëherë do trajtohet si i tillë”-Bardhi.