Tentuan të shisnin statujën e Perëndeshës greke, tre burrat përfundojnë në pranga

Qershor 2021

3 shtetas grekë kanë përfunduar në pranga, pasi janë përpjekur të shesin një statujë btë një perendesha greke. Statuja prej mermeri, besohet se është krijuar në shekullin e dytë ose tretë pas Krishtit, kur Greqia ishte pjesë e Perandorisë Romake dhe i përket figurës së perëndeshës Hecate.

Autoritetet në Selanik deklaruan fillimisht se dy burra ishin arrestuar pasi ishin përpjekur për të shitur statujën për rreth 40,000 €. Policia e bëri zbulimin pasi një oficer i maskuar si blerës filloi negociatat me dy të dyshuarit.

Të dy burrat, 56 vjeç u arrestuan ndërsa kishin me vetet statujën “jashtëzakonisht të rrallë”, tha policia greke në një deklaratë.

Një burrë i tretë nga Pella u arrestua po ashtu pasi ai kishte pranuar se e kishte gjetur statujën në fermën e tij dhe ua dha atë dy burrave për ta shitur.

perëndesha Hecate.

Policia ka shtuar se statuja ka një vlerë shumë të madhe arkeologjike.

Në Greqinë e lashtë, Hecate konsiderohej si perëndeshë e botës së nëndheshme, e aftë për të mirë dhe për të keq. Ajo dukej të ishte e lidhur me magjinë, hënën dhe krijesat e natës siç ishin fantazmat.

Shqiptarja.com