Teoria e ‘çuditshme’: – UFO-t po fluturojnë ‘ngado’ rreth zonave të luftës në Ukrainë
14 Shtator 2022
Astronomët në Ukrainë kanë thënë se kanë pikasur qenie jashtëtokësore, UFO, duke fluturuar “ngado” në qiellin rreth Kievit.
“I kemi parë ngado,” thuhet në një nga deklaratat e bëra në dokumentin e publikuar nga Observatori Kryesor Astronomik NAS i Ukrainës.
Raporti detajon hetime të pavarura mbi UFO-t, siç njihen tashmë objektet e paidentifikuara ajrore, të observuara nga stacionet e meteorëve në Kiev, pranë fshatit ukrainas Vinarovka.
Autorët e dokumentit deklarojnë se tipari i kryesor i objekteve të tilla ishte ‘shpejtësia e madhe’, e cila i bën ato të padukshme për syrin e njeriut. Ata nuk jepnin arsyet se përse objekte të tillë fluturuese mundësisht aliene, ishin kaq të interesuara për zonën e konfliktit në Ukrainë.
“Fotot dhe videot e zakonshme nuk mund të kapin pamjen e një objekti të tillë. Për të detektuar një UFO, duhet sinkronizim i mirë i pajisjeve, fragmentin i sekuencave ne një rang dinamik prej 14-16 ndalesash.” -thanë ata.
Studiuesit thonin se objekte të shndritshme, më të shndritshme sesa sfondi i qiellit dhe të tjera objekte të errëta që absorbonin çdo radiacion, ishin pikasur nga vëzhguesit.
Ata shkruanin më tej: “Të dyja tipet e UFO-ve tregonin shpejtësi të larta lëvizjeje dhe zbulimi i tyre është një problem i vështirë e eksperimental. Është si njëfarë rrjedhoje e punës tonë të përditshme astronomike për ndërhyrjet e meteorëve dhe ato të hapësirës”
Autorët shtonin: “Kemi detektuar fluturime të mjeteve të vetmuara, në grupe apo skuadrone, të cilat lëviznin me shpejtësi nga 3 deri në 15 gradë në sekondë”.
Edhe në një raportim të rrjetit Vice, grupet nuk spekulonin mbi atë që objektet mund të ishin, duke shtuar se meqënëse ato janë afër zonës së konfliktit, mund të jenë dhe raketa apo silura goditjesh.
Gazeta Shqip