‘Tërbohet’ moti/ Shirat e dendur bëjnë ‘namin’ në Japoni
26 Korrik 024
Të paktën tre persona janë zhdukur sot në Japoni pas shirave të dendur që shkaktuan vërshimin e lumenjve dhe evakuimin e mijëra banorëve.
Autoritetet në prefekturat Yamagata dhe Akita, në sektorin verior të Honshu, ishullit më të madh të arkipelagut, urdhëruan 200,000 banorë të evakuoheshin menjëherë.
Të paktën 4,000 prej tyre janë dërguar në strehimore.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim urgjent këtë javë, duke e ngritur nivelin e alarmit në nivelin më të lartë, për shkak të shirave në Yamagata.
Sot ai u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë “vigjilentë”: ka ende rrezik për rrëshqitje dherash dhe përmbytje.
Në vitet e fundit, Japonia është goditur nga shira të rrëmbyeshëm të paprecedentë në zonat e saj, dhe tani përmbytjet vdekjeprurëse dhe rrëshqitjet e dheut janë më të shpeshta.