Tërhiqet Këshilli i Europës: Nuk do vëzhgojmë zgjedhjet lokale
Tërhiqet Këshilli i Europës: Nuk do vëzhgojmë zgjedhjet lokale. –
26/06/19 |
Gazeta mapo.al
Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale pranë Këshillit të Europës nuk do dërgojë mision monitorimi në Shqipëri siç ka bërë gjatë zgjedhjeve lokale.
Në një njoftim për mediat thuhet se ata janë tërhequr pas një konsultimi të presidentit të KiE në përputhje me rregullat e Kongresit.
Shkak është bërë pasiguria në organizimin e zgjedhjeve lokale dhe rreziqet në zonat e mundshme ku do shkonte delegacioni. Ky Kongres monitoroi zgjedhjet lokale në Stamboll para pak ditësh dhe doli me një raport paraprak.