Tërhiqet qeveria. – Pensionistët nuk do të marrin shpërblim në prill sipas premtimit
8 Mars 2023
Pensionistët nuk do të kenë paketë të re mbështëtje financiare nga qeveria.
Rritja e çmimeve për ta do të përballohet vetëm më indeksimin e pensioneve që ka nisur të diskutohet në qeveri.
Për këtë ministrja e financave Delina Ibrahimaj shton se po diskutohet masa e shtesës që do të jepet
“Sa u përket pensioneve kemi në politikë të konsoliduar për indeksimin e pensioneve në bazë të inflacionit. Gjatë vitit të kaluar u indeksuan dy herë. Për momentin nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit të menjëhershëm në prill,” tha Ibrahimaj.
Në mbledhjen e qeverisë është vendosur edhe rikthimi në detyrë e punonjësve të policisë së burgjeve që janë larguar më parë me dorëheqje.
Por nga ky process përjashtohen ata që kanë marrë masa disiplinore.
Nga OraNews