Tërhoqi trupat nga kufiri, Ukraina nuk i zë besë Rusisë: Pa parë gjë nuk qetësohemi

15 SHKURT 2022

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se disa trupa të vendosur pranë kufirit me Ukrainën po kthehen në bazat e tyre pas përfundimit të stërvitjeve.

Por Ukraina nuk i zë besë dhe reagoi menjëherë. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba foli pas lajmit dhe tha se nuk duhet besuar çdo gjë që thuhet e dëgjohet por duhet besuar ajo që shikohet.

“Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri. Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ushtarake ruse po ktheheshin në bazë.

“Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë në një de-përshkallëzim”, shtoi ai duke theksuar se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj po funksionin sipias tij për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Gazeta Shqip