Tërmet 6.2 ballë që tronditi Mesdheun dhe u ndje në Gjirokastër dhe Vlorë/ ESMC: Rrezik për cunami, këto shtete rrezikohen
Tërmet 6.2 ballë që tronditi Mesdheun dhe u ndje në Gjirokastër dhe Vlorë/ ESMC: Rrezik për cunami, këto shtete rrezikohen
21 MAJ 2020
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar disa orë më parë në detin Mesdhe.Lëkundjet më të forta janë ndjerë në Greqi, si në Athinë, në ishullin e Kallamatës dhe Methóni, ndërsa lëkundja është ndjerë në Libi, por lehtë edhe në disa shtete të tjera.
Në të njëjtën kohë, është ndjerë edhe në vende të tjera si Maltë, Itali, Shqipëri, Kroaci dhe Kosovë.
Tërmeti i raportuar fillimisht me magnitudë 6.2 ballë, u rishikua më pas me 5.9 sipas Emsc. Lëkundja e tërmetit është regjistruar rreth orës 01:43 minuta me orën lokale greke.
Raportohet se lëkundjet u ndjenë në Gjirokastër e deri në Vlorë.
Tërmeti me thellësi 10 kilometra ka dhënë alarmin për cunami. Sipas ESMC shtetet që rrezikohen për cunami nga ky tërmet janë: Greqia, Turqia dhe Libia.
Gazeta Sot