Tërmet i fortë në Korfuz, lëkundjet ndjehen deri në Shqipëri
Tërmet i fortë në Korfuz, lëkundjet ndjehen deri në Shqipëri
3 SHKURT 2021
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter goditi Korfuzin mbrëmjen e sotme (3 shkurt). Lëkundjet sipas Institutit Sizmologjik grek u regjistruan në orën 21:55 në det, pranë Korfuzit.
Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në juglindje të Lefkimit, ndërsa thellësia 19.5 kilometra. Tërmeti ishte i fortë, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz dhe as materiale, vetëm frikë dhe panik.
Lëkundjet u ndjenë deri në jug të Shqipërisë
Gazeta Shqip