Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 Rihter, autoritetet ngrenë alarmin për cunami
17 Korrik 2023
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 Rihter ka goditur Alaskën mëngjeisn e sotëm. Pas tërmetit të fortë, autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për cunami. Tërmeti kishte një thellësi prej 9.3 kilometrash.
Qendra Sizmologjike e Alaskës raportoi se lëkundjet u ndjenë në të gjithë Gadishullin e Alaskës dhe Ishujt Aleutian.
Alaska është pjesë e Unazës së Zjarrit të Paqësorit sizmikisht aktiv. Zona u godit nga një tërmet me magnitudë 9.2 në mars të vitit 1964, më i forti i regjistruar ndonjëherë në Amerikën e Veriut.
Ky tërmet shkatërroi Anchorage dhe “ngriti” një cunami që goditi Gjirin e Alaskës, bregun perëndimor të SHBA dhe Hawaii, ku për pasojë humbën jetën më shumë se 250 persona.