
Termet i lehte në Korçë
24 Prill 2025
Sërish janë ndjerë lëkundje tërmeti. Kësaj here në Qarkun e Korçë.
Lëkundjet janë ndjerë në qytet, po ashtu edhe në Pogradec. Sipas informacionit zyrtar, tërmeti është regjistruar në orën 22:46 të kësaj të enjte.
Kësaj here shkalla ka qenë 3.5 ballë.
Nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.