Tërmet ne Bosnje
30 Qershor 2023
Një tërmet me magnitudë 4 gradë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Bosnjë dhe Hercegovinën.
Siç njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në jugperëndim të Trebinjës.
Përveç në Bosnje dhe Hercegovinë, tërmetin e kanë regjistruar edhe qendrat sizmologjike në Kroaci.
Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë njoftoi se mëngjesin e sotëm në orën 5:54 minuta është regjistruar një tërmet mjaft i fortë me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë, 10 kilometra nga Dubrovniku.