Termet ne Greqi: – Dy lëkundje tërmeti godasin ishullin grek, ja magnitutat…
31 Gusht 2022
Një tërmet i dyfishtë i fortë ka ndodhur pak më parë në ishullin e Samos me një diferencë prej 14 minutash. Lëkundje e parë sizmike prej 4.7 Rihter ndodhi në orën 12:56, 14 kilometra në jug-perëndim të Pythagorion Samos, dhe u ndje edhe në Dodekanez.
Sipas mediave vendase, tërmeti i dytë me magnitudë 5 ka ndodhur në orën 13:10. Lëkundjet sizmike, sipas dëshmitarëve, janë ndjerë në ishull, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar regjistroi tërmetin me magnitudë 4.9 Rihter. Gjatë kësaj jave vendi fqinj është lëkundur nga disa tërmete të lehta të cilat nuk kanë patur dëme materiale apo të lënduar.