Tërmet në rajonin e Marche në Itali. – 3 lëkundje pasuese brenda 10 minutave
8 Dhjetor 2022
Një tjetër tërmet në rajonin e Marche, Itali. Një tërmet me magnitudë 3.7 u regjistrua në agim në brigjet e zonës Pesaro-Urbino, 9 kilometra në thellësi.
Tre lëkundje të tjera me magnitudë 2.1 dhe 2.7 pasuan brenda dhjetë minutave. Jo e gjithë popullata e ndjeu tërmetin dhe nuk raportohet për dëme momentalisht.