![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/10/termet1-1.jpg?fit=520%2C360&ssl=1)
Tërmet ne Rusi – 4.9 balle
14 Tetor 2022
Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihetr goditi sot rajonin e Irkutsk në Rusi, jo shumë larg liqenit Baikal, njoftoi selia republikane e Ministrisë së Situatave të Emergjencave të vendit, transmeton Tass.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njoftoi se magnituda e tërmetit ishte 4.9. Tërmeti ka ndodhur 33 kilometra në perëndim të fshatit Posolskoje.
Tërmeti u ndje edhe në rajonin e afërt të Buryatia dhe kryeqytetin e atij rajoni, Ulan-Ude.
Zyra e kryetarit të bashkisë Ulaan-Ude raportoi se ekipet e emergjencës kishin filluar inspektimin e ndërtesave dhe objekteve të banimit, por se nuk kishte raportime për dëme apo njerëz të lënduar.
Kujtojmë se dy ditë më parë një tërmet me madhësi 5.3 ndodhi në Kroaci – shtatë kilometra në veri të Zagrebit.
Shërbimi Gjeologjik në SHBA ka njoftuar se ishujt Kuril të Rusisë janë goditur nga një tërmet me madhësi 7, 5.