
Tërmet në vend, ja sa ishte magnituda
5 Gusht 2023
Pak minuta më parë janë ndjerë lëkundje sizmike në vendin tonë.
Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me thellësi 5 km dhe me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter.
Epiqendëra ishte në Cepo të Gjirokastrës.
Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale.