Tërmet në vend. Lëkundet Durrësi e Laçi, ndihet edhe në Tiranë, ja sa ballësh ishte

26 JANAR 2021

Janë rikthyer tërmetet në vendin tonë. Një termet ka rënë sot pas dite ne oren 15,33 në Shqipëri.

Epiqendra duket se ka qenë mes Laçit dhe Durrësit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë goxha.

Bëhet fjalë për një termet 3.9 ballësh sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve.

Sipas EMSC, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 20 km në perëndim të qytetit të Laçit dhe 28 km në veri të Durrësit.

Tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë.

Gazeta Sot