Tërmet në Vlorë. – Ja sa ishte magnituda
6 Mars 2024
Lëkundje tërmeti janë raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës.
Sipas IGJEUM, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë prej 3.7 ballë të shkallës rihter.
Epiqendra ka qënë 5 kilometër nën sipërfaqen e tokës në zonën e Bratajt.
Raportimet flasin se lëkundja është ndjerë në zonën e Vlorës rreth orës 21.01.