Tërmete në zonën e Durrësit, mësoni sa ishte magnituda

Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në Detin Adriatik.

Lëkundja më e fortë është regjistruar rreth orës 22:13 minuta të mbrëmjes së sotme.

Sipas Emsc, tërmeti ka një magnitudë prej 3.0 rreth 17 km në veriperëndim të Durrësit.

Ndërkohë, pasditen e sotme është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 2.8.