Tërmeti 4.7 ballë/ Sizmologu zbardh detajet: – Pati 106 pasgoditje, ja si paraqitet situata
17 Janar 2023
Sizmologu Damiano Koxhaj ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me tërmetet që janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit.
Koxhaj tha se para se tërmeti 4.7 të godite vendin mbrëmjen e djeshme ka patur 35 lëkundje paralajmëruarës dhe pasi goditi vendin, janë regjistruar 106 pasgoditje.
Duke iu referuar pas goditjeve, sizmiologu tha se situata po shkon drejt normalizimit.
“E veçanta e këtioj tërmeti ishte se erdhi si një tërmet që nuk pritej. Nuk ishte shumë i gjatë.
Kishte rreth 35 paragoditje, njëra prej tyre ka qenë 3.6 ballë më 14 janar rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Parashikimi nuk mund të bëhet, janë fenomene krejtësisht normale. Është problem psikologjik dhe është normale që të kësh këtë ndjenjë. Por nuk është e vërtet që pas një tërmeti pritet një më i madh.
Duke u bazuar te pasgoditjet, tërmeti i djeshëm është shoqëruar nga 106 pasgoditje dhe është lokalizuat në vendin ku ka qenë vatra. Vetëm sot magnituda më e madhe ishte 3.8, kjo tregon se situata po shkon drejt qetësisë”,-tha Koxhaj./ Opinion.al