![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/640-0-6319a19871047.jpeg?fit=640%2C359&ssl=1)
Tërmeti 5.3 ballë “trondit” Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra
8 Shtator 2022
Një tërmet i fortë ka tronditur pak më parë Greqinë, në brigjet e ishullit Kefalonisë, 36 kilometra në jugperëndim të Lixourit
Sipas mediave vendase, tërmeti ka ndodhur në zonën detare midis ishujve të Zakinthos dhe Kefalonisë, në orën 10:36 të ditës së sotme, ndërsa sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, forca e lëkundjeve ishte 5.3 ballë të shkallës Rihter, me thellësi 10 kilometra.
Për shkak të thellësisë, nuk ka pasur raportime për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
Gazeta Sot