Tërmeti i dytë i fuqishëm në Turqi. – Shihen si lëvizin pallatet dhe toka gjatë transmetimit live të gazetarit
6 Shkurt 2023
Turqia u trondit sërish nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa vetëm pak minuta më parë, rreth orës 11:24, është shënuar një tërmet 7.7 ballë.
Momenti është regjistruar nga kamerat, ndërsa siç shihet në këto pamje, një gazetar turk ka qenë në transmetim “live” në momentin e goditjes së fortë.
Në pamjet e rënda shihen një grup njerëzish që vrapojnë dhe bërtasin nga paniku.
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00, Turqia u godit nga një tërmet po 7.7 ballë, duke lënë pas mijëra viktima dhe të plagosur.