Tërmeti i fortë godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra

23 DHJETOR 2020

Një tërmet me madhësi 4.1 të shkallës rihter tronditi rajonin e Nafpaktos mëngjesin e kësaj të mërkure.

Mediat greke bëjnë me  dije se lajmi është konfirmuar nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Lëkundja kishte një thellësi fokale prej 16.6 km, ndërsa epiqendra ishte vendosur 7 km në jugperëndim të Nafpaktos.Lëkundjet u ndien në zonat e Akaisë dhe Etoloakarnanisë.

Gazeta Sot