Tërmeti i fortë godet Mesdheun, ja sa ishte magnituda
4 Shkurt 2023
Një tërmet relativisht i fortë është regjistruar gjatë natës ne detin Mesdhe. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,7 rihter.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në det të hapur, rreth 100 kilometra nga Valeta, kryeqyteti i Maltës. Nuk ka raportime për persona të lënduar.