Tërmeti i fortë ‘tund’ Austrinë, dridhjet ndjehen edhe në dy shtete të tjera
Tërmeti i fortë ‘tund’ Austrinë, dridhjet ndjehen edhe në dy shtete të tjera
30 MARS 2021, 22:06
Dy tërmete me madhësi 4.9 dhe 4.6 ballë goditën Austrinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Epiqendra u raportua 50 kilometra në jug të kryeqytetit austriak, Vjenë.
Aktualisht nuk ka të dhëna për dëmet e mundshme. Në rrjetet sociale, qytetarët raportojnë se ndjenë tokën duke u dridhur dhe dolën menjëherë nga banesat. Epiqendra ishte 2.9 kilometra nga Wiener Neustadt.
Gjithashtu raportohet se tërmeti u ndje edhe në Bosnje-Hercegovinë, por edhe në Slloveni.
Sipas vlerësimeve të para, sipas Courierit Austriak, tërmeti ishte në një thellësi të cekët.
Gazeta Shqip