Tërmeti i sotem u degjua edhe ne Tirane.

– 23/09/20

Një tërmet u regjistrua pak minuta më parë në zonën e Durrësit, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në Tiranë.

Tërmeti ishte me magnitudë 3.6 rihter, epiqendër 12 km në verilindje të Durrësit dhe thellësi 11 km, sipas Qendrës Europiane të Regjistrimit të Tërmeteve.

Fatmirësisht nuk raportohen dëme nga ky tërmet.

Risjellim në vëmendje se një sërë tërmetesh janë regjistruar pas tërmetit shkatërrues më 26 nëntor 2020,  ku u shuan 51 jetë dhe mijëra persona mbetën pa banesat e tyre.

mapo.al