Tërmeti/ Ministrja Xhaçka niset urgjentisht drejt Durrësit, dëme të frikshme në këtë qytet
Tërmeti/ Ministrja Xhaçka niset urgjentisht drejt Durrësit, dëme të frikshme në këtë qytet
26 Nentor, 2019 05:34
Tërmeti 6.3 ballë ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme veçanërisht në qytetin e Durrësit. Raportohet se ka ndërtesa të shembura në Durrës dhe në Kavajë.
Ministrja e Mbrojtjes është nisur urgjentisht drejt këtij qyteti.
Raportohet se një pallat në Durrës, pranë Kryqit të Kuq, i ndërtuar në vitin 1994, është shembur dhe ka njerëz të cilët po kërkojnë ndihmë.
Tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë, ka goditur mëngjesin e sotëm vendin tonë. Tërmeti e ka patur epiqendrën 11km nga qyteti i Durrësit dhe është ndjerë rreth orës 03:54 të mëngjesit. Tërmeti është ndjerë edhe në vende të tjera të rajonit dhe në Itali.
Raportohet se ka të plagosur dhe se disa qytetarë janë paraqitur në spitalin e Durrësit me fraktura.
Save
Share