Tërmeti në Turqi, Ambasada shqiptare u bën thirrje shqiptarëve: – Transferohuni në një zonë të sigurt
Tërmeti në Turqi, Ambasada shqiptare u bën thirrje shqiptarëve: – Transferohuni në një zonë të sigurt
30 TETOR 2020
Ambasada shqiptare në Turqi ka reaguar në lidhje me tërmetin e fuqishëm që goditi sot Turqinë perëndimore, pranë zonë së Izmirit. Ambasada u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt.
“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore,pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 5495611985 për rast emergjence”, thuhet në deklaratën e Ambasadës shqiptare në Turqi.
Ndërkohë smbasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo në një lidhje telefonike me News24 foli për situatën e krijuar në Izmir, pas tërmetit shkatërrues.
“Tërmeti ishte shumë i fortë, 6,6 ballë sipas minsitrit të jashtëm turk. Deri më tani 6 godina janë shembur, është krijuar një situatë paniku në Izmir. Është një tërmet me të vërtetë shkatërrues.
Unë kam bërë dy komunikime me banorë në Izmir, ka hamendësomë që nën rrënoja mund të ketë viktima. Me saktësi nuk e dimë, por është një qytet ku ka shumë shqiptarë, ka edhe shtetas shqiptarë të ardhur rishtazi, së fundmi.
Jam në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk kam një informacion të qartë. Mbani parasysh që situata është kritike. Po bëhet e pamundura që situata të përballohet”,- tha ai.
Gaqzeta Shqip