![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/01/318790_151500284974124_259913730_n.jpg?fit=960%2C552&ssl=1)
TËRMETI: – Raportohet për 15 banesa të dëmtuara në Fushë-Arrëz, vijojnë verifikimet në terren
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/01/318790_151500284974124_259913730_n.jpg?resize=609%2C351&ssl=1)
?
TËRMETI: – Raportohet për 15 banesa të dëmtuara në Fushë-Arrëz, vijojnë verifikimet në terren
15 janar 2022
Nga tërmeti 4.3 ballë i shkallës Rihter i rënë gjatë mbrëmjes së djeshme në Fushë-Arrëz, raportohet për dëmtimin e 15 banesave.
Burime nga bashkia e Fushë-Arrëzit bëjnë me dije se deri tani është marrë informacion se janë dëmtuar 10 banesa në Njësinë Administrative Qafe-Mali dhe 5 banesa në Njësinë Administrative Iballë, ndërkohë që verifikimet në terren vazhdojnë.
Kujtojmë se nga verifikimet e bëra nga bashkia Puka u konstatuan mëngjesin e sotëm disa rënie të lehta suvash në dy pallate, si dhe plasaritje dhe dëmtime të disa oxhaqeve të banesave në qytet.
U Raportua gjithashtu se dëmtime ka pasur edhe në spitalin e qytetit.
Tërmeti e kishte epiqendrën në fshatin Lumbardhë të Bashkisë së Fushë-Arrëzit, ndërkohë që lëkundjet sizmike kane vijuar edhe gjatë natës pas goditjes së fuqishme të orës 22:37.
Gazeta Panorama