Tërmeti tragjik/ Mitsotakis “i harron” mosmarrëveshjet. – Greqia i vjen në ndihmë menjëherë Turqisë
6 Shkurt 2023
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka regaur për tërmetin tragjik që ka goditur herët në mëngjes Turqinë dhe Sirinë.
Ai ema në të një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se burimet do të aktivizohen menjëherë dhe ndihma do të dërgohet në të dy vendet.
“Trishtim i thellë për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave dhe mendimet tona janë me të gjithë njerëzit e prekur. Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë ” , shkroi kryeministri grek.
Kujtojmë që në një ditë kaq tragjike e trishtuese, Greqia ka lënë pas “mëritë” dhe mosmarrëveshjet me Turqinë duke i ofruar ndihmën e menjëhershme.
Po ashtu edhe përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme, Josep Borrell tha se Europa është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj.
“Një tërmet shkatërrues tronditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes, duke vrarë qindra njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë. BE-ja është e gatshme të ndihmojë”, shkruan Borrell.
Gayeta Sot