Termometri shënon -3 gradë, Italia zbardhet nga bora
6 Gusht 2023
Rënia e menjëhershme e temperaturave e shoqëruar me trazirat që kaluan mbi Veneto sollën përsëri borë në majën e Marmolada, në Itali.
Mëngjesin e sotëm streha e Punta Penia (3343 metra) është zbardhur plotësisht, siç dokumentohet nga videot e postuara në rrjetet sociale.
Maja e Civetta-s, në zonën e Zoldo-s, gjithashtu është zbardhur.
Minimumi i regjistruar në Marmolada mëngjesin e sotëm ishte 3 gradë nën zero.
Në malin që vitin e kaluar pati shembjen tragjike të një pjese të akullnajës, ende bie borë e lehtë.
“Pas ditëve të kaluara nën mjegull dhe re të ulëta, bora është rikthyer në Punta Penia”, shpjegon Flavio Tolin, i marmoladameteo.it, madje e bollshme mes natës të së premtes së 4 gushtit dhe mëngjesit të sotëm.
”Në rrafshnalta temperaturat u ulen me rreth 10 gradë. Mëngjesin e sotëm në qytete termometrat janë luhatur nga 15 deri në 17 gradë.
I gjithë rajoni u përfshi nga shtrëngata, pa breshër, përveç rasteve të izoluara, dhe reshje të dendura shiu, me akumulime deri në 50-60 milimetra në zonën e Rovigos dhe në pjesën më jugore.
Nga OraNews