– Testamenti shpirtëror i poetit atdhetar Lefter Çipa.
– Testamenti shpirtëror i poetit atdhetar Lefter Çipa.
23 Janar, 2020
Polifonia nuk martohet, s’pranon burrë, do të vdesë e virgjër, ka ligjin e Perëndeshës
Testamenti i shpirtëror i poetit-atdhetar Lefter Çipa!!!
Nga: BESNIK VELAJ
Në bllokun tim të shënimeve kam të shënuar,gdhendur në kujtesën atdhetare një bisedë të bërë nga Laureta Petoshati me Bardin e Këngës Labe,poetin Lefter Çipa: “Unë kam lindur me cigare në gojë si Petro Markua. Poetët i ha poezia,vjershërimi, pena dhe cigarja…është e njëllojtë sikur të kafshojë qeni yt?”.
Isha 16 vjeç dhe bëra një këngë, ca vargje i mbaj mend kështu: “Për atë qiell, për këtë dhe,|për të vend, veshur mëndafsh-kadife”. Unë isha i vogël dhe në Pilur, fshatin tim vjen Profesor Themostokli Mone, ai më diktoi që unë të këndoja dhe i bëja këngët aty për aty. Ai më kërkon një tekst për këngë për trion e famshme vlonjate Meliha Doda, Konstandin Thana, Reshat Osmani. Ishte po Prof. Themistokli Mone që nxori në dritën e Diellit këngëtaren e madhe nartiote Kleopatra Skarco, që nga skena e këngës vlonjate pushtoi atëherë-e-tani gjithë skenat me zërin brilant e melodioz. Profesori vinte në Pilur për talentet. Ai kërkonte edhe talente, por ai kërkonte të gjente disqe të incizuara nga Neço Muko Himarioti të vitit 1928. Ai i gjeti të tilla? Ty do të duket çudi, por unë nga që ai, më vlerësoi mua, më kërkoi tekste këngësh edhe unë kërkova në fund të varrit dhe ia gjeta diskun: “Shkuan ditët, shkuan netët” i muzikuar me piano, dy violina dhe dy flaute, pa pranuar def e klarinetë brenda. Se erdhi dita e rrëfimit… Ja pse unë nuk dua të jap intervista, se s’dua të rrëfej shumë… Si të duket defi dhe klarineta ty? Këtë dua t’ia them Kryeministrit se është problem kombëtar kjo punë. Pse kërkojnë ta martojnë polifoninë??? Polifonia nuk martohet, s’pranon burrë, do të vdesë e virgjër, ka ligjin e Perëndeshës, pak se e ngatërron po edhe…pse moj ka lezet burri me fustanellë, me peshli të qëndisura me kërsavë t’i vesojnë epshet e kërthizës jashtë të vajzave që e shoqërojnë këtë këngë? Do të thosha se ka ngatërresa. Ngatërrojnë dy motrat, i fusin në grindje si Vaso Tole me shokë, ata janë muzikologë të mirë, po pse i bëjnë një, dy motrat, polifoninë dhe iso-polifoninë? Nuk janë një, kanë dallim. Dallimi i Mbretëreshës Polifoni është se ajo fillon nga Himara me të 60 fshatrat. Zbret në Qafën e Llogarait, zbret në Pashaliman-Orikum-Dukat e gjysmë Misiri, Kaninë, futet tek shtiza e Flamurit në Vlorë, rrëmben pjesërisht Mallakastrën,Tepelenën e Gjirokastrën dhe mbaron në Përmet. Polifonia fillon në Topallti, kalon Urën e Mifolit të Vlorës dhe shëtit tërë Myzeqenë, ngrihet në Skrapar, Gramsh,kalon në Pogradec e Devoll, pi kafe në Korçë dhe mbaron atje ku janë rrënjët e Theofan Nolit të Madh. Ai “i madhi të mëdhenjve”siç e quan poeti i shquar Xhevahir Spahiu, zbriti nga Himara në Vlorë, një ditë shiu ku e ndjente veten të vetmuar…shkoi të takonte atë që rron atje, në gurët dhe në valët e detit, por tashmë ka një bust në Vlorë, Petro Markon. Të dy poetët, njeri i brezit të rilindësve , tjetri i stafetës së ndritur poetike,të dy bijë të Himarës pa harruar të madhin poet modern, Fatos Arapin e Zvërnecit. Himara është shqiptarja e shqiptarisë!
Një gjarpër me pika të zeza…
Fatmir Luarasi-mësues dhe gazetar i vjetër, miku im më tregon se ka qenë para disa kohësh në Luaras dhe kishte takuar Nazmi Liçon, mësuesin e fshatit. Jetonte si jo më mirë. Aty dhe Stavri Sotiri kishte një stan me mbi 100 kokë bagëti. E megjithatë Luarasi është boshatisur. Kanë mbetur 20 shtëpi. Megjithëse ata që janë larguar, koka u ka mbetur prapa. Hysni Mekua, që ka jetuar në Tiranë e tani në Greqi, tani pleqëron aty. Të nesërmen ditë shkova në fshatin Kurtes. Edhe aty e njëjta skenë, jetonin më mirë se tjetri…mëndja u punonte për të ikur. Tregon Fatmir Luarasi: “Nuk do të ikja kurrë nga Kurtesi, – thotë Miri Hajdini, – por s’kemi shkollë për fëmijët. Po na rriten analfabetë”. Kalo Lukja kishte një ekonomi të mirë, por djemtë ishin rritur dhe aty nuk mund të vinte asnjë vajzë për nuse. Problemet si në kontekstin e mësipërm janë bërë shkak që ky fshat nga 30 shtëpi ka mbetur me 6 shtëpi. Edhe në Frashër e njëjta gjendje. Kanë mbetur 7 burra dhe tre bustet e të pavdekshmëve vëllezër Frashëri. Frashëri dhe zonat përreth janë të pasura dhe me monumente të natyrës. Kanë klimë e resurse ekologjike të rralla, kanë Parkun e Madh Kombëtar të Bredhit të Hotovës,është rast i veçantë në kontinentin tonë, siç pohojnë specialistët evropianë që e kanë parë nga afër këtë park. Mbi këtë bazë është hedhur ideja e ngritjes në Frashër të një spitali ose qendre kurative mjekimi për sëmundjet e mushkërive dhe streseve neurologjike. Është propozuar edhe shitja e trojeve të vegjël për ngritjen e shtëpive turistike për vizitorë e qytetarë që duan turizmin. Sipas planit të komunës së atëhershme, trajtim i Farshërit si zë më vete, do të ishte shpëtimtar: Duke pasur mbështetje të fuqishme nga qeveria për sot dhe në të ardhmen, Frashëri do të kthehet në një qendër të rëndësishme Historike-Turistike-Muzeale. Praktikisht hiç e mosgjë. Edhe në Përmetin e luleve e të Kongresit Historik të Luftë Nacional Çlirimtare…hiç e mosgjë. Të kërkosh të shikosh muzeun…aty gjen një “k(q)ishë”.A nuk ishin zhvarrimet e priftërinjve në Kosinë dhe mendja të shpie tek njerëzit me veladon të zi që zhvarruan-varruan për së dyti shqiptarët fisnikë për”ushtar grekë”…dhe duan të bëjnë historinë tonë. Është një burrë në Përmet, Kastriot Bezati – drejtor i muzeut, atdhetar-stoik-i mençur-këmbëngulës, që lufton për ta mbrojtur këtë histori, mbrojtur dokumentet e historisë. Përmeti, përmetarët e urtë e të mirë, qyteti-qytetarët edhe pa muze nuk do ta harrojnë Luftën. Nuk do të harrojnë vitin e mbrapshtë 1997, kur ushtria e quajtur “popullore-çlirimtare”…pasi terrorizoi përmetarët u la atyre për të varrosur 6 veta. U nis drejtë Grykës Këlcyrës. Kjo autokolonë ushtarake i ngjante një gjarpri ngjyrë kaki me pika të zeza, e cila la pas helmin…iku si dikur zervistët grekë. Mendova: S’ka lindur e s’do të lindë ushtri që të shkelë paqen e lulet e Përmetit!
Gazeta Telegraf./