Thaçi e Rama të tërhiqen. – Ish-kryenegociatorja e Kosovës: Prekja e kufijve çon në luftë.-
Thaçi e Rama të tërhiqen. –
Ish-kryenegociatorja e Kosovës: Prekja e kufijve çon në luftë.-
25 janar 2019.
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka për synim krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe mund ta çojë Ballkanin në luftë.
“BE ka marrë rolin e ndërmjetësit në saj të rezulutës së OKB . SHBA ka qenë pjesë e diskutimeve direkte dhe me ndërhyrjen e Rusisë u tërhuq.
BE deri te kjo fazë finale ka shkuar mirë, por Mogherini duke hapur hapësirë për prekje kufijsh ose nuk i njeh mirë gjërat ose janë çështje të tjera. Prekja e kufijve çon në luftë, sepse nuk mund të prekësh një kufi në Ballkan dhe të mos ketë efekt domi në vendet e tjera.
Ne e kemi problemin në shtëpi dhe nuk ka nevojë me mbërrit tek Mogheri. Kjo është një ide e vjetër e nacionalistëve serbe. Ajo që unë po theksoj se këta dy figura Rama dhe Thaçi një ditë historia i vendos diku.
Amërikanët kurrë nuk kanë thënë që janë pro ndryshimit të kufijve. Gjaku i shqiptareve është në kufijtë e Kosovës dhe nuk i prek askush. Thaçi doli me një entuziazëm sikur po fliste për një biznes familjar të tij. Kosova është shtet demokrat dhe nuk vendos vetëm Predidenti”.
Më tej ajo është shprehur se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ndodh vetëm atëherë kur këto dy shtete të forcohen.
“Edhe Veriu i Kosovës edhe Lugina e Preshevës janë toka shqiptare. Serbia e ka marrë gjysmën e Bosnjes dhe do të marrë toka shqiptare. Ne e kemi shtri shtetin e Kosovës në Veri me drejtësi dhe me polici.
Kur Serbia e pa se me dialog Kosova u integru në Veri hapi synimet gjeopolitike. Por ne shqiptarët nuk jemi më të shtypur por jemi një komb i fuqishëm. Thaçi dhe Rama thonë se nëse bëhet ky shkëmbim ne bashkohemi. Çfarë i duhet Kosovës Pavarësia kur thuhet se do bashkohet me Shqipërinë?!
Me ndryshimin e kufijve Shqipëria i bien të bashkohet me një Kosovë të cunguar dhe ky nuk është bashkim. Bashkim është kur preken gjithë kufijtë e Ballkanit dhe bashkohen gjithë shqiptarët. Shqipëria dhe Kosova bashkohen vetëm atëherë këto dy shtete forcoen. Serbia dhe Rusia duan të ndikojnë në Ballkan. Kundërshti ka të bëjë me atë se ne jemi në aleancë me Amerikën dhe Europën”./abcnews.al