Thaçi i kthen sytë nga Parisi: – I zhgënjyer nga Berlini.
Thaçi i kthen sytë nga Parisi: – I zhgënjyer nga Berlini.
– 09/05/19.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga samiti i Brdo Brijunit tha se shpreson që të ketë më shumë rezultate nga Samiti i Parisit, pasi kishte mbetur i zhgënjyer nga ai i Berlinit javën e kaluar.
Ai insistoi që dialogun me Serbinë duhet të përfshihet me çdo kusht SHBA-ja.
“Në Kosovë jemi 90% pro NATO dhe BE. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, tarifa ka qenë vendim i drejtë dhe do të mbetet në fuqi, duhet të vijojë dialogu i pakushtëzuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nuk krijon vija etnike të kufijve, që e përshinë Luginën e Preshevës në territorin e Kosovës. Shpresoj që samiti i Parisit të jetë më mirë i organizuar dhe do të prodhojë më shumë substancë. Pa rolin e SHBA nuk mund të ketë dialog apo marrëveshje”, – tha Thaçi. /
Gazeta Liberale