Thaçi lan duart për korrigjimin e kufijve: Vendos delegacioni shtetëror…-
Thaçi lan duart për korrigjimin e kufijve: Vendos delegacioni shtetëror…-
31 janar 2019
Gazeta Panorama.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se vendimin për demarkimin e kufirit me Serbinë, do ta marrë delegacioni shtetëror i Kosovës dhe se presidenti do të firmosë marrëveshjen, pra në njëfarë mënyrë, duke larë duart nga kostoja që mund të ketë kjo marrëveshje.
Ylli Rakipi: Zoti president këto që ju po thoni, se do të fitoni me këtë marrëveshje janë shumë të bukura por ne po ju pyesim për demarkimin. Çfarë humbet Kosova?
Hashim Thaçi: Njohja nga Serbia nuk do të jetë dhuratë për Kosovën, por i mbetet delegacionit të Kosovës në Bruksel, që të gjejë zgjidhjen e pranueshme për vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe një zgjidhje që garanton paqe në Kosovë, Serbi dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Të jesh i sigurtë, se pa kompromise nuk arrihen këto gjëra. Unë këtij delegacioni do t’i jap mbështetjen e plotë në kompromisin që mund të arrijë. Unë besoj, se as liria dhe as pavarësia nuk i duhet Kosovës pa raport strategjik me SHBA-në. E kemi fituar lirinë dhe pavarësinë, tash duket të hyjmë në NATO dhe BE. Më duhet më shumë sot të hyj në NATO dhe BE, se sa më duhet patriotizmi i rrejshëm.
/Sipas:TPZ.AL.