Thahen kanalet e Venecias! Qyteti turistik mes kaosit dhe baltës, ja si po ndryshon jeta e qytetarëve (FOTO)
22 Shkurt 2023
Venecia është një nga atraksione kryesore turistike të botës, pikërisht për arkitekturën dhe kanalet e veçanta.
Megjithatë, duket se qyteti italian po kalon një krizë për shkak të motit të thatë që po kalon vendi.
Disa nga kanalet më të vogla të Venecias janë tharë praktikisht për shkak të një periudhe të zgjatur të baticave të ulëta. Ekspertët thonë se shtrirja e zgjatur e baticave është e lidhur me një sistem të qëndrueshëm të motit me presion të lartë në pjesën më të madhe të Italisë.
Duke qenë se kanalet në thelb shërbejnë si rrugë në Venecia pa makina, fenomeni i ditëve të fundit i ka shtuar sfidat e jetës së përditshme në qytetin lagunor.
Varkat e ambulancës në disa raste u është dashur të ndalojnë më larg nga destinacioni i tyre, duke i detyruar ekuipazhet mjekësore që ndonjëherë të mbajnë barela me dorë në distanca të gjata pasi anijet e tyre nuk mund të përparojnë në kanale të reduktuara në një rrjedhje uji dhe balte.
Për turistët, kjo do të thotë se gondolat nuk mund të lundrojnë në disa rrugë ujore dytësore që kalojnë nën urat e shumta piktoreske të Venecias.
Në mes të dimrit, presioni i lartë atmosferik i kombinuar me ciklin hënor prodhon nivele shumë të ulëta të ujit gjatë zbaticës, vuri në dukje Jane Da Mosto, një shkencëtare mjedisore dhe analiste e zhvillimit të qëndrueshëm me “We Are Here Venice”, një grup mbrojtës mjedisor.
Ajo shtoi se fenomeni nxjerr në pah mungesën e vëmendjes ndaj nevojës së vonuar për pastrimin e rrjetit të kanaleve të brendshme të Venecias.
Lundrimi vazhdoi në rrugët kryesore ujore më të gjera, duke përfshirë kanalet Grand dhe Giudecca.