“The Economist”‘: Gjakderdhje në Ballkan nëse korrigjohen kufijtë Kosovë-Serbi. –
“The Economist”‘: Gjakderdhje në Ballkan nëse korrigjohen kufijtë Kosovë-Serbi. –
”Kur Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia u shpërbënë në vitet 1990, shtetet pasardhësve të tyre dolën brenda kufijve ekzistues. Por nëse Kosova dhe Serbia riorganizojnë kufijtë e tyre në linja etnike, kjo do të ishte një ndryshim i madh dhe ndoshta destabilizues për rajonin. Kjo do të thoshte, për shembull që lideri serb i Bosnjës mund të ngrinte kërkesat e tij për pavarësi duke argumentuar se kufijtë e vjetër të Jugosllavisë tashmë ishin shkelur dhe kështu Bosnja mund të ndahet. Kjo do të rrezikonte një luftë të re”, shkruan prestigjiozja “The Economist”.
Presidenti Hashim Thaçi vazhdon që ta promovojë këtë ide, duke thënë se korrigjimi i kufijve do t’i hapte rrugë Kosovës për integrim në OKB dhe do t’i mundësonte bashkimin e Luginës së Preshevës. Takimi i fundit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit në Bruksel ku ishte planifikuar të flitej rreth kësaj ideje ka dështuar.