Thellohet “krisja” me Bashën. – Duka tregon ftesën që ka marrë nga Berisha: Mund të bëjmë koalicion në zgjedhjet e pjesshme lokale
Thellohet “krisja” me Bashën. – Duka tregon ftesën që ka marrë nga Berisha: Mund të bëjmë koalicion në zgjedhjet e pjesshme lokale
19 JANAR 2022
Zbulohet skenari i Berishës për të goditur Bashën në zgjedhjet lokale, Duka: Na ka bërë ftesë për bashkëpunim, do krijojë një koalicion dhe do propozojë kandidatë në bashkitë pa kryetar
Ka ardhur sinjali i parë i bashkëpunimit të aleatëve të PD-së me ish-liderin Sali Berisha. Kreu i PAA-së, Agron Duka ka treguar se ka marrë një ftesë nga Berisha për të bashkëpunuar për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në vend.
Ai ka bërë me dije se do të takohet sot me ish-liderin demokrat, ku do të diskutojnë mbi formën e bashkëpunimit. Në takim mund të jenë ftuar edhe aleatët e tjerë, por mbetet për t’u parë se kush do t’i thotë “Po” Berishës.
Raportet e kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët e së djathtës “u krisën” pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në përplasjet që po ndodhin në PD, aleatët kanë mbajtur më tepër anën e Berishës.
“Kam lënë sot një takim, mundësitë janë të ndryshme, kemi vetëm një sinjal nga grupi i Berishës që të zgjedhin kandidat, mundësitë për të marrë vendime janë të ndryshme, mund të marrim një vendim për të përk një kandidaturë, pavarësisht se cilit grup i takon, ku nga 2 kandidaturat ne mendojmë se është më i mirë, mund të bëjmë koalicion me një nga dy pjesët e PD-së, ose të jemi indiferentë, unë nuk doja që të ishim indiferencë.
Duke qenë që ne të dalim me kandidatë me sigël të partisë Agrare, duke qenë se kemi 6 vjet, asnjëherë nuk kemi mundur që të kandidojmë nën siglën tonë, kush e pati fajin nuk e di. Po përpiqet që të ndërtojë një koalicion dhe të krijojë një kandidat”, tha Duka për “Report TV”.