Thellohet më tej skandali me të dhënat personale të qytetarëve. “Dalin në shesh” dhe numrat e telefonit të 630 mijë shqiptarëve
Thellohet më tej skandali me të dhënat personale të qytetarëve. “Dalin në shesh” dhe numrat e telefonit të 630 mijë shqiptarëve
23 Dhjetor 2021
Është thelluar më tej skandali me bërjen publike të listpagesave të më shumë se 630 mijë shtetasve shqiptarë.
Pas databazës me pagat e muajit janar të vitit 2021 që doli në qarkullim online në whatsapp ditën e djeshme, sot u bë publike dhe një tjetër databazë me pagat e muajit Prill.
E veçanta qëndron në faktin se në databazën e publikuar ditën e sotme, krahas të dhënave personale si numri i ID-së së kartës së identitetit dhe pagës mujore, është shtuar dhe numri i telefonit të qytetarëve. Duke bërë në këtë mënyrë që numri i telefonit të më shumë se 630 mijë qytetarëve të jetë i aksesueshëm për të gjithë.
Prokuroria ka nisur një hetim në lidhje me këtë rjedhje të dhënash, ndërkohë që maxhoranca qeverisëse ka deklaruar se rrjedhja e të dhënave ka ndodhur nga punonjës të iniltruar.
© Panorama.al