Thellohet skandali me “Dunwell Haberman”, fituese edhe në një tender tjetër. OST i dha 11 mln euro.-

Thellohet skandali me kompaninë Dunwell Haberman, e cila u shpall fituese për ndërtimin e një pjese të Unazës se Madhe.

Pas publikimit të dokumenteve, ne emisionin “Te paekspozuarit”, te cilat ngrinin hije te forta dyshimi se DH Albania eshte nje kompani fantazme dhe e fitoi garen me dokumente te faksifikuara por aktiviteti ndërtimor i kesaj kompanie, Autoriteti Rrugor Shqiptar pezulloi projektin.

 

Sakaq, sipas te dhenave te siguruara ne faqen e Agjencise se prokruorimit publik, Operatori i Sistemit te Transmetimit i ka dhënë kompanisë DH ALBANIA, një tender me vlerë 12 milionë euro. “1 miliarde e 447 milionë lekë”, shkruan Balkanweb.

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OSHEE gjatë këtij viti.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit. Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga DH Albania.

Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet, lidhur me dokumentet e publikuara ne emisionin “Të Paekspozuarit” pas verifikimit të kryer me autoritetet e shtetit të Delaware, ku kompania DH albania pretendon se ka kompanine meme. te paekspozuarit zbuluan se kompania Dh Albania ka falsifikuar të dhënat si për aktivitetin e saj ashtu dhe për datën e themelimit, e cila në të vërtetë i përket qershorit të këtij viti, pak përpara se në Shqipëri të hapej gara për ndërtimin e Unazës së Re.