THESARI I HIJES SË KORBIT

Në janar të vitit 1982 në vendin e njohur sot me emirin Hija e Korbit, në perëndim të lokalitetit të Maliqit, (Rrethi i Korçës), ku ruhen rrënojat e një qyteti të lashtë ilir, eshte gjetur një thesar monedhash antike.

Thesari përbëhet nga 618 copë monedha argjendi, ku përfshihen monedhat e Athinës, Aleksandrit të Madh, Filipit III, Lisimahut të Thrakisë, të Seleukut I, Antiohut I, mbretër të Sirisë, Eumenit I të Pergamit dhe të Antigon Gonatës. Ky është një nga thesarët më të mëdhenj të këtij lloji të gjetur deri më sot në vendin tonë dhe ka një rëndësi të veçantë mbasi jep të dhëna me vlerë për të sqaruar jo vetësm disa çështje të karakterit thjesht numizmatik, por edhe historik.

Thesari i Hijes së Korbit, ndjek një rend kronologjik të rregullt që fillon me shek. V p. e. sonë dhe mbaron në e mesit të shek. III p.e. sonë.

Pjesën më të madhe të monedhave në këtë thesar e përbëjnë monedhat e Alefesandrit të Madh 426 copë

Ne veren e 2019 kane rifilluar germimet ne vendbanimin Hija e Korbit
Nga:  Shpresa Gjongecaj