14 Mars 2025

Gjatë një vizite në Elbasan me rastin e Ditës së Verës Kreu i opozitës Sali Berisha ka komentuar edhe situatën politike në vend. Ai ka bërë thirrje që « asnjë votë të mos shkojë për patericat e Edi Ramës ». « Ata u ftuan botërisht për t’u bashkuar në koalicionin opozitar », tha kreu i PD.

Berisha: Me 11 maj ne shkojmë besimplotë, shkojmë me programin më të mirë për të ndryshuar jetën e shqiptarëve.

Shkojmë me programin më të mirë për një arsim cilësor dhe një shëndetësi cilësore.

Me aleancën më të gjerë elektorale që kemi firmosur ndonjëherë.

E gjithë qendra e djathtë, i gjithë fluksi është bashkuar.

Do t’u them qytetarëve, asnjë votë për patericat e Edi Ramës, sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, nëse e ndjeni veten opozitarë, bashkohuni me ne në aleancë.

Mirëpo ata nuk i lejuan problemet e tyre ndaj dhe votat për ta janë vota për Edi Ramën, de facto.

Përveç kësaj, ne kemi programin më të shkëlqyer, programin e Shqipërisë Madhështore, një program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë, por që u garantoj se do jetë realitet i padiskutueshëm.

Tani, të them të vërtetën, kemi edhe kryemagjistarin, bashkëkryestrategun e fitores më të madhe në historinë e njerëzimit, siç ishte rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me datën 20 janar.

Chris LaCivita është një fuqi natyrore elektorale në vetvete.