Enver bytyci

28 Qershor 2023

Nga Enver Bytyçi

“- Një konferencë ndërkombëtare për konfliktin Kosovë-Serbi është e rrezikshme, sepse çon në situatën e para 17 shkurtit 2017. D.m.th e kthen statusin e Kosovës para asaj date. Pra, e zhbën pavarësinë e Kosovës dhe i krijon kësisoj Beogradit të shtrojë të gjitha alternativat e zgjidhjes, prej statusit të krahinës e deri te ndarja”.

Sot (27 qershor) kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ne konference shtypi me presidentin e Këshillit te Evropës, Michel, kërkoi që të mblidhet një konferencë ndërkombetare, në të cilën Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç të ngujohen derisa të bien dakord për zgjidhje te konfliktit.

Ndërkaq vetë konfliktin e përcaktoi si produkt të etjes për pushtet të të dy protagonisteve të lartpërmendur, kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë.

Në këto dy deklarata ka dy probleme serioze, me të cilat zoti Rama luan rolin e anti-kosovarit dhe pro-serbit

E para: – Një konferencë ndërkombëtare për konfliktin Kosovë-Serbi është e rrezikshme, sepse çon në situatën e para 17 shkurtit 2017. D.m.th e kthen statusin e Kosovës para asaj date. Pra, e zhbën pavarësinë e Kosovës dhe i krijon kësisoj Beogradit të shtrojë të gjitha alternativat e zgjidhjes, prej statusit të krahinës e deri te ndarja.

Kjo strategji është e njohur dhe për këtë kanë insistuar liderët serbë gjate 15 viteve. Sot Edi Rama jua rikthen këtë mundësi. TURP!

Me datën 1 shkurt 2019 këtë ide e kishte dhënë edhe kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj. Por gjeti kundërshtimin e plotë të të gjithë aktorëve dhe faktorëve në Kosovë. Kosova gjendet para një rreziku serioz në rastin e organizimit të kësaj konference.

Rama luan me konfliktin në veri të Kosovës me këtë propozim. Aq sa të shkon mendja se Vuçiç qëllimisht i tensionon marrëdhëniet Kosove-Serbi, që ta detyrojë bashkësinë perëndimore të organizojë një konferencë të tillë.

Por para bashkësisë perëndimore ka nxitur për këtë Edi Ramën.

Se dyti, Kur Rama thotë se Albini e Sandri po luajnë për kapital politik ve shenjen e barazimit ne faj e përgjegjësi për te ty këta. D.m.th po aq sa qenka fajtore Serbia, qenka fajtore edhe Kosova për atë që ndodh në veri të vendit. Ky arsyetim shkon në justifikimin e propozimit për konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit.

D.m.th, meqenëse të dy vendet janë fajtorë, atëherë konferenca duhet ta fillojë diskutimin nga zeroja dhe të realizojë një produkt.

Produkti në këtë rast shkon në favor të Serbisë. Zot na ruaj nga kryeministri i Shqipërisë, sepse nga presidenti i Serbisë ruhemi vetë!

Nga OraNews