Thirrja e Xoxës në SPAK: – Ishte e pritshme, është vërtetuar akuza për Veliajn
23 Dhjetor 2024
Për avokatin Genc Gjokutaj, thirrja në SPAK e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ishte e pritshme, teksa iu referua kontrollit të agjentëve të BKH në banesën e çiftit Velia-Xoxa.
Përmes një interviste televizive, Gjokutaj e konsideron hetimin e SPAK për Veliaj, në kah të kundërt, pas dëshmisë disa orëshe të bashkëshortes së tij para institucionit të akuzës.
Sipas Gjokutajt, ky është një hetim i verbër i SPAK ndaj Veliajt, për shkak se mosveprimi në kohë i hetimeve për tëm ka bërë që shumë prova të jenë asgjësuar apo dhe të jenë instruktuar shumë persona, në mënyrë që kryebashkiaku të dalë i pastër nga hetimet që po bëhen ndaj tij, teksa iu referua çështjes së incineratorit të Tiranës dhe aferës 5D, apo dhe hetimit pasuror.
Një hetim i verbër i SPAK ndaj tij, një mosveprim ka bërë që shumë prova të jenë asgjësuar, shumë njerëz të jenë instruktuar. Këto vonesa, mosveprimi i hetimeve të domosdoshme e cenojnë zbulimin e të vërtesës në kohë. Unë di që të mërkurën do të paraqitet në SPAK Veliaj, të shikojmë sa SPAK ka vulnetin për t’i hyrë kësaj çështjeje. Këta mund ta thërrasin edhe për Krishtlindje, se i shkon shumë kësaj propagande shtetërore, se ne punojmë edhe në ditë pushimi. Ku qëndron mbrapa Edi Rama, hetimet ngecin. Rasti, Beqaj, Veliaj, kur Rama i ka lëshuar, ata kanë përfunduar në burg jo për t’i thirrur disa herë. SPAK është i kapur nga ky pushtet dhe nuk heton.
Sot është vërtetuar edhe një skandal tjetyër në GJKKO. Seanca paraprake në ngarkim të Beqjat dhe bashkëpunëtorëve të tij, sot gjykata, e ka ftuar prokurorin që këtu s’kemi të bëjmë me shpërdorim detyre, por vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.”