11 Maji 2024

Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk i ka rezistuar dot pjesëmarrjes në ‘podcast’-e, tashmë të kthyera në trend për shumë politikanë.

Së fundmi ai ka marrë pjesë në një podcast të transmetuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku ndër të tjera është pyetur edhe për një ‘teori konspiracioni’ që qarkullon së fundmi.

Sipas kësaj teorie, në zgjedhjet e ardhshme, vendi do e shohë Bashën si kryeministër, me Edi Ramën si president.

Një teori është që në zgjedhjet e ardhshme Basha do jetë kryeministër dhe Rama president…

Basha: Pjesa e parë është e vërtetë, për pjesën tjetër, Rama duhet të japë llogari për keq-qeverisjen.

Teksa u pyet se cili është dëmi më i madh që sipas tij, Edi Rama, i ka bërë vendit, Basha tha:

“Shpopullimi është dëmi më i madh që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë, është dëmi më i rëndë, largimi masiv, zbrazja e Shqipërisë. Në radhë të parë duhet të krijojmë mundësi për shqiptarët”.