Tifozët që kthehen nga Katari rrezikojnë të përhapin virusin e rrezikshëm, çfarë paralajmërojnë ekspertët
12 Dhjetor 2022
I identifikuar për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012, MERS është një sëmundje e cila prek frymëmarrjen dhe shkaktohet nga një koronavirus. Ekspertët thonë se konsiderohet të jetë më i rrezikshëm se COVID.
Ekspertët shëndetësorë në të gjithë botën kanë paralajmëruar tifozët e futbollit që kthehen nga Kupa e Botës në Katar për rrezikun se mund të sjellin në shtëpi ‘gripin e devesë’, një infeksion respirator i shkaktuar nga virusi në Lindjen e Mesme (MERS).
Një apel i postuar në faqen e internetit të Ministrisë australiane të Shëndetësisë thotë se tifozët që kthehen nga Katari duhet të jenë të vetëdijshëm për MERS-in dhe u kërkoi njerëzve të reduktojnë sjelljet që rrezikojnë përhapjen e infeksionit duke “respektuar higjienën e mirë, të shmangin konsumimin e mishit të papjekur ose qumështit të papasterizuar”.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) u ka kërkuar gjithashtu mjekëve që të ndjekin rastet e njerëzve që raportonjë ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.
“Rreziku i infektimit për banorët e Mbreterisë së Bashkuar është shumë i ulët, por mund të jetë më i lartë tek ata që janë të ekspozuar ndaj faktorëve specifikë të rrezikut brenda rajonit – siç janë devetë”, ka thënë UKHSA, sipas Metro.
Gjithashtu eshte paralajmëruar për “transmetim nga personi në person”, thuhet më tej në raportin e saj.
Këshillat vijnë pas rritjes së numrit të rasteve të MERS në të gjithë globin. Sipas të dhënave të UKHSA, 2600 raste të konfirmuara nga laboratori i MERS-CoV dhe 935 vdekje të lidhura u raportuan globalisht në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga prilli 2012 deri në tetor 2022.
Gazeta Dita