“Tinguj zemre” për tropojanen, 77 poetë i këndojnë Zyra Ahmetit
Nga Ismail Buçpapaj
Poetja Zyra Ahmeti, prej 50 vitesh në karrocë e aksidentuar në rininë e saj në aksionet e partisë, ka marrë si dhuratë “Tinguj zemre”. Libri përmbledh poezi që i janë kushtuar kësaj gruaje të rrallë, që veç vargjeve thur edhe veshje tradicionale.
Kësaj gruaje i kanë kënduar 77 poetë.
“Tinguj Zemre” që u përmbodhën në një libër i kushtohen Zyra Ahmetit, poetes tropojane që aksionet e partisë në metalurgjikun e Elbasanit e lanë në karrocë prej vitit 1972.
Por ajo kurrë nuk u dorëzua. Fatkeqësinë e ktheu në forcë dhe jetën e vështirë zgjodhi ta përballojë me artë
Nuk thur vetëm vargje, por edhe veshje tradicionale, të cilat i shet për të botuar libra.