![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2021/11/x1080.jpg?fit=1300%2C975&ssl=1)
Tirana dhe Lezha zbardhen nga breshëri
Tirana dhe Lezha zbardhen nga breshëri
Nga Anxhela Celibashi & Elvis Hila
29 Nëntor 2021
I gjithë vendi është përfshirë ditët e fundit nga një mot i keq me reshje të dendura shiu në formën e stuhive, por edhe dëbora në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.
Rajoni i Lezhës është përfshirë nga breshëri pasditen e sotme, 29 nëntor.
Reshjet me intensitet të lartë kanë mbuluar rrugët dhe trotuaret.
Vetëtima e bubullima, Durrësi përfshihet nga erëra të forta e rrebeshe shiu.
Në videot e mbërritura në redaksinë e Ora News shihet se rrugët janë zbardhur nga breshëri.
Por jo vetëm Lezha, edhe Tirana është përfshirë nga breshëri i cili ka zbardhur rrugët.
Tv Ora News